Edhe Aleksandar Vuçiq thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 16:44
Edhe Aleksandar Vuçiq thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e ka thirrur për sot  edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas televizionit publik serb  kjo erdhi pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për barrikadat e vendosura në veri të vendit.

Mbledhja është caktuar për në ora 19:00, ndërsa për konkluzionet Vuçiq do të flasë më pas.

(Kosova Sot Online)