Gërvalla i ka dy fjalë për Borellin pasi ai u deklarua për situatën në veri

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 17:07
Gërvalla i ka dy fjalë për Borellin pasi ai u deklarua për situatën në veri

Shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, i cili sot dënoi sulmin ndaj një patrulle të EULEX-it në veri të Kosovës, i ka reaguar  ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke theksuar se njësoj duhet t’i dënonte edhe të shtënat me armë ndaj Policisë së Kosovës, 

“Çdo jetë ka rëndësi. HRVP Borrell gjithashtu duhet t’i dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës duke përmbushur detyrën e saj dhe duke i mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale. Deklaratat që nuk e dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar kryediplomatja kosovare në Twitter.

Borrell tha më herët se “BE nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri”.


“Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar Borrell, duke shtuar se të gjithë duhet ta shmangin përshkallëzimin.

(Kosova Sot Online)