Gabriel Escobar sot takon krerët e partive opozitare

  • E.k /
  • 13 December 2022 - 08:07
Gabriel Escobar sot takon krerët e partive opozitare

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do t’i mbledhë sot në një takim të përbashkët krerët e opozitës në Kosovë, Memli Krasniqi i PDK’së, Lumir Abdixhiku i LDK’së dhe Ramush Haradinaj i AAK’së, transmeton "Kosova Sot Online".

Në këtë takim me  Gabriel Escobarin dhe krerët e partive opozitare, në takimin që fillon nga ora 8 e mëngjesit, do të jetë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

(Kosova Sot Online)