Trupat e NATO-s mund të reduktohen por nuk do të tërhiqen nga Republika e Kosovës

Trupat e NATO-s mund të reduktohen por nuk do të tërhiqen nga Republika e Kosovës
Trupat e NATO-s mund të reduktohen por nuk do të tërhiqen nga Republika e Kosovës

Nue Oroshi

  • 26 February 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Derisa Republika e Kosovës nuk është pjesë e NATO-s, çdo gjë është e mundshme që të bëhen rikonfigurime dhe reduktime të trupave të NATO-s. Por ajo që unë mendoj është se NATO është një organizatë serioze ushtarake dhe, pas gjithë asaj pune ushtarake dhe financiare që ka bërë për të arritur paqen në Republikën e Kosovës, ajo nuk tërhiqet lehtë nga Kosova.

 

-Ndoshta disa shqiptarë trutharë ende mendojnë se Kosova mbrohet me atë këngën që këndohej në Shqipëria komuniste, se “2 milionë jemi, që e hamë bukën për 200, e kapim pushkën”, ndërkohë që qytetarët shqiptarë vdisnin urie nëpër burgjet dhe internimet e Spaçit, Tepelenës dhe në burgje e kampe përqendrimi të tjera anë e kënd Shqipërisë komuniste. Kam përshtypjen që në Kosovë, tek një pjesë e shqiptarëve, është krijuar një mentalitet që i ka përfshirë disa trushpëlarë, të cilët janë kundër NATO-s, kundër Amerikës, sepse po ua sulmokan vëllezërit e tyre arabë.

Sido që të jetë, trupat e NATO-s mund të reduktohen, por nuk do të tërhiqen. Nuk do të tërhiqen për faktin se tërheqja e trupave të NATO-s nga Republika e Kosovës paraqet rrezik për paqen në Kosovë dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë nga Serbia dhe Rusia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".