Miroslav Lajçak vjen në Prishtinë e Beograd të mërkurën

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 08:51
Miroslav Lajçak vjen në Prishtinë e Beograd  të mërkurën

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, më 14 dhjetor do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për të ndihmuar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka treguar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Kujtojmë se nga 6 dhjetori, në veri të Kosovës ka pasur incidente të armatosura, ku edhe janë vendosur barrikadat me 10 dhjetor.

(Kosova Sot Online)