Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit, pasi ia prenë qytetarit nga Kosova dy gishta

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 15:57
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit, pasi ia prenë qytetarit nga Kosova dy gishta

Për shkak të një borxhi prej 10 eurosh, dy persona në Gjilan dyshohet se ia kanë prerë gishtat një 27-vjeçari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Policia ka njoftuar se dje është arrestuar njëri nga të dyshuarit, ndërsa Gjykata tashmë ia ka caktuar një muaj paraburgim.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Ju njoftoj se gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit të miturit, në kohëzgjatje prej 30 ditë”, tha Shkodra.

(Kosova Sot Online)