Fillon takimi Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 17:48
Fillon takimi Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun

Sapo kanë kanë filluar takimin me kryeministrin Albin Kurti, misarët specialë të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi i tyre nisi rreth orës 17:30 në ndërtesën e Qeverisë.

Vizita e tyre vjen në mes të tensioneve të reja në veri të vendit. Për situatën aktuale dhe për dialogun Kosovë-Serbi, dyshja pritet të udhëtojë edhe drejt Serbisë.

Escobar, në një intervistë për REL, ka komentuar kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtarëve të saj në Kosovë.


Ai tha se këtë e kundërshtojnë kategorikisht, derisa e theksoi se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.

“Ne e hedhim poshtë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim këtë fare. Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të manifestuar përmes pjesëmarrjes në KFOR”, tha ai.

(Kosova Sot Online)