Nenad Rashiq: Afati për arritjen e marrëveshjes, pranvera, Vuçiq po bën tani është të luftojë beteja që ai nuk mund t’i fitojë

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 09:13
Nenad Rashiq: Afati për arritjen e marrëveshjes,  pranvera, Vuçiq po bën tani është të luftojë beteja që ai nuk mund t’i fitojë

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, kriza aktuale në Kosovë është një përpjekje e Beogradit dhe Prishtinës që të pozicionohen për përfundimin e negociatave.

Rashiq ka thënë se afat për arritjen e marrëveshjes është pranvera, përcjell "Kosova Sot Online".

“Një mik më tha të mos shqetësohem shumë, sepse djathi më i mirë është zakonisht në fund të vaskës. Mënjanë shakanë, të gjitha ato ofendime më bëjnë më të fortë në përpjekjen që duhet të punoj më shumë dhe të jem sa më i mirë” – thotë Rashiq.

“Unë me përgjegjësi pretendoj se ka një afat për arritjen e marrëveshjes dhe ai është pranvera. Ajo që Vuçiq po bën tani është të luftojë beteja që ai nuk mund t’i fitojë”.

“Ata serbë disa i refuzuan dhe të tjerë nuk i pranuan. Ata janë lënë vetëm për t’u kujdesur për veten e tyre. Marrëveshja e Brukselit vulosi fatin tonë. Ju premtoj se do t’ju dorëzoj të gjitha dokumentet e nënshkruara nga viti 2013 e deri më sot, në bazë të të cilave është e qartë se kush dhe si ia ka dorëzuar juridiksionin e Serbisë Kosovës” – ka shtuar Rashiq.

(Kosova Sot Online)