Arrestohen katër të mitur në Podujevë

  • A.P /
  • 14 December 2022 - 19:50
Arrestohen katër të mitur në Podujevë

Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Bedri Bajrami’ në Podujevë, katër të mitur janë arrestuar pasi janë rrahur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

“Katër personat e përfshirë në rrahje (edhe personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor), janë intervistuar nga ana e policisë dhe më pas me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”.

Ndaj katër personave të dyshuar është iniciuar rast për veprën lëndim trupor, ndërkohë që njëri prej tyre ngarkohet edhe me veprën mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

(Kosova Sot Online)