Analisti boshnjak Jasmin Mujanoviç: Qeveria Kurti ka të drejtë, Asociacioni i Kosovës është Republika Srpska 2.0

  • S.A /
  • 15 December 2022 - 12:44
Analisti boshnjak Jasmin Mujanoviç: Qeveria Kurti ka të drejtë, Asociacioni i Kosovës është Republika Srpska 2.0

Analisti dhe politologu i njohur nga Bosnja dhe Hercegovina, i ka dhënë të drejtë Qeverisë kurti në kundershtimin e formimit të Asociacionit të komunave sebe me kompertenca ekzekutive", transmeton "Kosova Sot Online".

Për politologun dhe analistin nga Bosnja e Hercegovina, Jasmin Mujanoviç, është e pabesueshme se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës me “forcë” po tentojnë ta detyrojnë Qeverinë e Kosovë ta implementojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ndërkohë që tashmë në Bosnje ka një shembull të hidhur për këtë.

Sipas tij, Asociacioni të cilin Kosova duhet ta formojë, as më pak as më shumë, është një Republika Srpska 2.0.

Prandaj duke pasur parasysh këtë premisë, argumenton më tej Mujanoviç, Kosova ka të drejtë të kundërshtojë implementimin e Asociacionit.

“Është e pabesueshme të shikosh zyrtarët amerikanë që përpiqen me forcë ta detyrojnë Kosovë ta pranojë Asociacionin, ndërkohë që kritikojnë regjimin e Milorad Dodik në entitetin e Republikës Srpska të Bosnjes për kërcënimet e tij të vazhdueshme për shkëputje”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social në Twitter.

https://twitter.com/JasminMuj

(Kosova Sot Online)