Sot të bie shi, temperaturat deri 15 gradë

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 08:44
Sot të bie shi, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, moti do të jetë i vranët dhe do të ketë rreshje shiu, shkruan "Kosova Sot Online".

Sot do të jenë vlerat më të larta të temperaturave maksimale gjatë javës.

"Të premten. Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Dita e premte parashihet të shënoj vlerat më të larta të temperaturave maksimale gjatë javës. Minimalet ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Sa i përket parametrit të erës, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s".

(Kosova Sot Online)