Veterani i UÇK-së për Salih Mustafën: Nuk i meriton as 6 ditë burgim

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 15:36
Veterani i UÇK-së për Salih Mustafën: Nuk i meriton as 6 ditë burgim

Veterani i UÇK-së, Faik Zogaj. ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për dënim me 26 vite ndaj  ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, transmeton "Kosova Sot Online".

Zogaj ka thënë se Mustafa nuk i meriton as gjashtë ditë burg por jo vetëm ai por të gjithë krerët e UÇK-së.

“Sot dënohet një ushtar i UÇK-së, i cili me gjithë sakrificën e vet që e ka ndihmu këtë popull prej një agresorit i cili nuk ka vetë a ka qenë fmi a jo dhe e ka vra, e sot kjo gjykatë mu qu me dënu në emër të Kosovës është turpi ma i madhi që ekziston”, tha ai.

(Kosova Sot Online)