“Unë s’kam pse të jem i pari. Boll më! As që ja vlen!”- Braçe i revoltuar, deputeti po paralajmëron lënien e mandatit?

  • E.K /
  • 16 December 2022 - 15:52
“Unë s’kam pse të jem i pari. Boll më! As që ja vlen!”- Braçe i revoltuar, deputeti po paralajmëron lënien e mandatit?

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar i revoltuar pas përfundimit të Komisionit të Ekonomisë kete te premte.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se paratë u ndanë dhe se nga 30 miliardë lekë të shpërndara, për bujqësinë janë dhënë vetëm 200 milionë lekë.

“A nuk kishte 1 miliardë lekë për bujqësinë? Prandaj them unë që nuk ia vlen më”, dëgjohet Braçe në videon në Facebook.

“Për NAFTËN nuk do ketë më para, pas këtij akti; për tufën bazë të matrikulluar do ketë vetëm 200 milionë për vetëm 1000 familje blegtorale nga 3400 që kanë mbetur pa paguar. Kaq! Po mësoj që ministria e bujqesise ka vendosur kështu!”, shkruan Braçe ne statusin e tij.

Nuk dihet nëse ky është një paralajmërim i Braçes për lënien e mandatit, pasi dhe me heret ne reagimet e tij, deputeti i PS ka shprehur se “eshte koha per pune tjeter”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

(Kosova Sot Online)