Sot moti me shi dhe bubullima

  • E.k /
  • 17 December 2022 - 08:19
Sot moti me shi dhe bubullima

Sot moti moti në Kosovë do të jetë i ftohtë, shkruan "Kosova Sot Online".

Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të ketë shi dhe bubullima.

17.12 – Mot i ndryshueshëm dhe i butë.  Herët në mëngjes rrebeshe shiu me bubullima.  Ditën intervale me diell dhe riga lokale shiu.  Në mbrëmje më ftohtë dhe vransira.

18.12 – Kryesisht vranët dhe ftohtë. 

19.12 – Paradite kryesisht me diell.  Ditën vransira kalimtare.

20.12 – Mjegull në ultësira e ngricë orëve të mëngjesit.  Ditën kryesisht me diell.

21.12 – Kryesisht me diell.  Mjegull orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave.

Temperaturat pësojnë rënie nga dita e diel edhe deri në 3C e 4C, maksimalet, ndërsa minimalet mund të zbresin edhe deri në -5C e -4C të hënën në mëngjes..

Frynë erë e lehtë dhe mesataret, të shtunën nga jugu e juglindja 3-11m/s, e të dielen nga verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje të jashtëzakonshme mbi vlera normale, gati edhe për 30mb ditën e hënë.

(Kosova Sot Online)