Vëllau rrah motrën e tij, arrestohet pejani

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 10:32
Vëllau rrah motrën e tij, arrestohet pejani

Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, raporton "Kosova Sot Online".

Policia bën të ditur se viktima pas intervistimit me dëshirën e saj është vendosur në shtëpi të sigurt.

“Është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima pas intervistimit me dëshirën e saj është vendosur në shtëpi të sigurt. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)