Reshjet e shiut, situatë e rënduar në këto vende

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 10:56
Reshjet e shiut, situatë e rënduar në këto vende

Si pasojë e rreshjeve të denduar, Shkodra dhe Lezha janë përmbytur nga uji, shkruan "Kosova Sot Online".

Bashksia  e Shkodrës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, sipërfaqja e tokës së përmbytur është rritur me 250 hektarë, duke shkuar në total 3020 hektarë tokë nën “pushtetin” e ujit.

“Rruga e Obotit është e pakalueshme, ku niveli i ujit ka shkuar në 1.5 metër, ndërsa mund të aksesohet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Aktualisht në terren janë 4 të mjete të kalueshmërisë së lartë, 2 varka e 15 efektivë të Forcave të Armatosura”, thuhet në njoftim.

“Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit, ndërsa në fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence të lartë uji në oborre. Në Bërdicë janë 450 ha tokë të përmbytura, në Rrethina e Livadë 20 ha dhe 5 banesa nën ujë, ndërsa nuk ka energji elektrike në të gjithë njësinë”, theksohet në njoftim.

(Kosova Sot Online)