Ministri Xhelal Sveçla: Për largimin e barrikadave në veri po e vlerësojmë situatën për reagim adekuat, i kemi të gjitha kapacitetet

  • S.A /
  • 17 December 2022 - 12:31
Ministri  Xhelal Sveçla:  Për largimin e barrikadave në veri po e vlerësojmë situatën për reagim adekuat, i kemi të gjitha kapacitetet

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në ditën e shtatë të bllokimit të rrugëve në Veri, ku edhe pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

Sveçla ka thënë se veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet. 

“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.
Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet”, shkruan Sveçla ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Një nga lokalet e Prishtinës, si shumë biznese e familje bujare, dje ka përgatitur ushqim për zyrtarët tanë policor që po angazhohen në veri, në mbrojtje të vendit tonë.
Darkën e kaluam së bashku me zyrtarët policor në Bërnjak të cilët, si gjithë të tjerët, me moral të lartë e me përkushtim po punojnë sipas misionit të tyre në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë.

Ndërsa, nga qytetarët e kësaj zone që janë bllokuar nga barrikadat tash e një javë po kërkohet me ngulm heqja e barrikadave dhe vazhdimi i jetesës dhe zhvillimit pa pengesa.
Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet.

(Kosova Sot Online )