Vendoset një barrikadë e re në veri

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 14:21
Vendoset një barrikadë e re në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë natës është vendosur një barrikadë e re në veri, në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë, raporton "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e Policisë thuhet se, Policia e Kosovës angazhohet në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit.

“Vendosja e barrikadave vazhdon të cenojë lirinë e lëvizjes së lirë, e po ashtu të pamundësojë hyrje-daljet në dy pikat kufitare të qytetarëve dhe mallrave. Gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re, në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative, e që po vështirëson edhe më tej jetën e qytetarëve në veri të vendit. Policia e Kosovës, sipas mandatit të saj ligjor e kushtetues po angazhohet në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit”, ka njoftuar Policia.

Fotografia është ilustruese.

(Kosova Sot Online)