Ambasadori gjerman për dënimin e Mustafës: Është një aktgjykim ndaj një individi, jo ndaj UÇK-së

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 14:53
Ambasadori gjerman për dënimin e Mustafës: Është një aktgjykim ndaj një individi, jo ndaj UÇK-së

Dje, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë, përcjell "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në Twitter, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar se se ky është  aktgjykim ndaj një individi, për kryerjen e krimeve të rënda të luftës dhe se nuk është një aktgjykim ndaj UÇK-së.

“Gjykim i rëndësishëm sot që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat – pa mosndëshkim”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)