Tentoi të korruptonte policët me 100 euro, ju dha pasaportë false, arrestohet 42-vjeçari

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 16:46
Tentoi të korruptonte policët me 100 euro, ju dha pasaportë false, arrestohet 42-vjeçari

Një person është arrestuar në Rinas, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme me mjet identifikimi të falsifikuar, shkruan "Kosova Sot Online".

Personi i arrestuar ju ka ofruar punonjësve të Policisë 100 euro, që ta lejonin të kalonte kufirin, në mënyrë të paligjshme. 

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, me mjet identifikimi të falsifikuar.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacioneve që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për korrupsion, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi:

– F. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas i ka paraqitur fillimisht punonjësve të Policisë, një dokument identifikimi të falsifikuar, dhe më pas iu ka ofruar atyre 100 euro, që ta lejonin të kalonte kufirin, në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumenti që kishte paraqitur ky shtetas ishte me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenti i falsifikuar dhe 2 kartëmonedha të prerjes 50 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)