Shtohet prania e KFOR-it në Kosovën veriore

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 12:11
Shtohet prania e KFOR-it në Kosovën veriore

Prezenca e patrullave të KFOR-it është shtuar sot në mëngjes në  Kosovën veriore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online"

Janë disa xhipa me ushtarë britanikë të cilët po pyesin serbët vendas nëse do të shkojnë në protestë sot në vendkalimin Jarinje, të cilën e kanë paralajmëruar disa organizata të djathta nga Mali i Zi, RS dhe Serbia në rrjetet sociale për orën 13.00, sipas mediave lokale.

Serbët e Leposaviqit, të cilët kanë qëndruar tetë ditë në barrikada për shkak të arrestimit të Dejan Pantiqit dhe serbëve të tjerë nga veriu, sonte kanë vërejtur lëvizjen e njësive të KFOR-it nga baza e Notting Hill-it në Jarinje.

“Kemi vënë re mbi 15 xhipa “Hummer” dhe disa kamionë Kfor sonte në rrugët e fshatit përreth, po ashtu flitet se kanë shtrirë telat me gjemba në disa vende”, na tha një nga personat në barrikada.

Tani për tani Kfor nuk ka bërë një njoftim zyrtar për këtë.

(Kosova Sot Online)