Publikohet moti për ditët në vijim

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 12:49
Publikohet moti për ditët në vijim

Në javën e parafundit të vitit, kushte të motit më të qëndrueshëm do të përfshinë vendin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".


Do të mbajë mot kryesisht me kthjellime e diell, por se në ultësira shfaqen kushte për mjegull, që vende-vende mund të mbetet gjatë gjithë ditës.  Orëve të mëngjesit shumë ftohtë me ngrica.

Ky mot i qëndrueshëm, do të ndikojë në përkeqësim të cilësisë së ajrit, ngase ndotësit ajror nën kushte edhe të inverzionit të temperaturës, mbeten pranë sipërfaqes.  Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë më shumë në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

Datat:


19.12 – Kryesisht me diell e më ftohtë.  Në mëngjes ngrica.

20.12 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes ngrica, në ultësira mundësi për mjegull.

21.12 – Kryesisht me diell, përgjatë ultësirave mjegull.  Ngrica në mëngjes.

22.12 – Ngrica e mjegull në ultësira gjatë mëngjesit.  Kryesisht me diell ditën, e në mbrëmje vransira.

23.12 – Mjegull përgjatë ultësirave, e në vise më të larta kryesisht me diell.

Temperaturat filimisht në rënie ditëve të para, -5C e -4C minimalet, e maksimalet 3C deri 5C.  Më pas shënojnë rritje të lehtë deri në 8C maksimalet, e ato minimale mbesin në vlera negative.  Për shkak të mjegullës temperaturat, vende-vende, mund të jenë edhe për 2C e 3C më të ulëta nga këto vlera.

Frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, por se do të dominojnë më shumë qetësitë.

Shtypja atmosferike në rritje të jashtëzakonshme mbi vlera normale, gati edhe për 30mb ditën e hënë, më pas në rënie graduale, por mbetet e lartë.

(Kosova Sot Online)