Fillon protesta e serbëve përtej kufirit

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 14:09
 Fillon protesta e serbëve përtej kufirit

Protesta e thirrur për sot nga qytetarët serbë, ka filluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".


Deri më tani janë grumbulluar dhjetëra qytetarë matanë kufirit në Jarinjë.

Në mesin e këtyre protestuesve ka edhe persona të maskuar.

Protestuesit janë ndaluar nga një kordon i policisë serbe, ndërsa në anën e Kosovës janë prezentë trupat e KFOR-it.

Grupe djathtiste serbe duke protestuar në Jarinjë.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

(Kosova Sot Online)