Trajkoviq: Vajza ime u ndalua në aeroportin e Beogradit, nga policia kufitare, kjo është përtej çdo mase

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 07:57
Trajkoviq: Vajza ime u ndalua në aeroportin e Beogradit, nga policia kufitare, kjo është përtej çdo mase

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e Ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Rada Trajkoviq, ka njoftuar se vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit nga policia kufitare, përcjell "Kosova Sot Online".

Trajkoviq ka theksuar se vajza e saj është shtetase britanike.

Ajo ka thënë se "ky veprim është përtej çdo mase".

“Vajza ime e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit. Ajo u ndalua nga policia kufitare. Kjo është përtej çdo mase”, ka shkruar Trajkoviq.

(Kosova Sot Online)