Novobërdë: Rrokullisen me veturë dy policë, vozitësi humb kontrollin

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 11:12
Novobërdë: Rrokullisen me veturë dy policë, vozitësi humb kontrollin

Dje në Novobërdë është rrokullisur një veturë në të cilën ndodheshin dy policë, përcjell "Kosova Sot Online".

Policët kanë pësuar lëndime trupore.

Në raportin policor thuhet se vozitësi derisa ishte duke drejtuar automjetin zyrtar humb kontrollin dhe rrokulliset.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri mashkull kosovar të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”. 

(Kosova Sot Online)