Abrashi: Pse KFOR’i nuk po bën zë!

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 20:30
Abrashi: Pse KFOR’i nuk po bën zë!

 Edhe pse janë bërë 11 ditë që disa rrugë në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat, nuk ka ndonjë reagim nga KFOR-i, ka deklaruar deputeti i VV-së Arban Abrashi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Abrashi përmes një shkrimi në Facebook tha se largimin e barrikadave e ka kërkuar edhe ShBA dhe BE’ja, ndërsa thotë se KFOR’i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria.

“Dita e 11-të me radhë që disa rrugë në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat. KFOR-i nuk bëzanë. Largimin e barrikadave e kanë kërkuar edhe ShBA-të dhe BE-ja. Ndërsa KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria.  Dita e 11-të e tolerimit të barrikadava të strukturave ilegale të Serbisë, të shndërruara në banda kriminale në veri të Kosovës”, shkroi deputeti i VV’së.

(Kosova Sot Online)