Mblidhen serbët në protestë, kundër Kurtit e ambasadorit gjerman

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 09:33
Mblidhen serbët në protestë, kundër Kurtit e ambasadorit gjerman

Në Graçanicë serbët kanë filluar të mblidhen për të shkuar në protestën që pritet të filloj në ora 12:00 në Rudarë, përcjell "Kosova Sot Online".

I ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës” bëri thirrje për protestë sot  pas kinse “kërcënimeve të fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit”, i cili, sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada.

“Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë në protestën më të madhe publike ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten më 22 dhjetor në ora 12:00 në Rudar afër kryqit, ku populli ynë i përbërë nga mjekët tanë, profesorët, mësuesit, minatorët, të afërmit, fqinjët, nënat, motrat tona të mblidhen së bashku për të dërguar një mesazh të qartë të përbashkët se ne nuk pajtohemi me persekutim dhe vrasje dhe se veriu i Kosovës nuk është as Gjermania dhe as fundi i Kurtit, por vendi ku jetojmë dhe ku duam të qëndrojmë e të mbijetojmë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)