Fillon protesta e serbëve në Veri të vendit

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 12:00
Fillon protesta e serbëve në Veri të vendit

Në fshatin Rudarë, në komunën e Zveçanit, qytetarët serbë janë mbledhur në protestë, përcjell "Kosova Sot Online".

Protestuesit pritet t’i kundërshtojnë “ultimatumet dhe afatet” për heqjen e barrikadave.

Për heqjen e barrikadave, ata kërkojnë lirimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, i dyshuar për një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Policia e Kosovës sot  ka njoftuar se do të kujdesen për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në  këtë protestë.

"Sot, në veri të Mitrovicës është paralajmëruar të mbahet një protestë/tubim, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe detyrave të përcaktuar sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Policisë.

 

(Kosova Sot Online)