Prokuroria ngrit akatkuzë kundrejt 15 personave

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 16:23
Prokuroria ngrit akatkuzë kundrejt 15 personave

Kundër pesëmbëdhjetë të akuzuarve për rastin “Subvencionet II”, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Lajmi u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria Speciale e Kosovës, 

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve si persona zyrtar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe përfitues të subvencioneve në mënyrë të kundërligjshme për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit L.S dhe B.M, dyshohen për veprën penale ‘’Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 lidhur me nenin 31 në bashkëkryerje dhe nenin 77 vepra penale në vazhdim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit S.SH dhe B.N, dyshohen për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, D.D, R.Z, H.M, S.B, H.M, P.K, dyshohen për veprën penale  ‘’Dhënie e ryshfetit’’ nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri B.B, dyshohet për veprën penale ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Ndërkaq, të pandehurit G.M, R.Z, A.M, D.D, R.Z, H.M, dyshohen për veprën penale ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)