Sulmohen dy të mitur në veri të Mitrovicës nga disa qytetarë serbë, marrin trajtim mjekësor

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 14:31
Sulmohen dy të mitur në veri të Mitrovicës nga disa qytetarë serbë, marrin trajtim mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të mitur kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar nga disa qytetarë serbë në veri të Mitrovicës, përcjell "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se  të miturit kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.

“Lidhur me rastin është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë të mitur, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetar të nacionalit serb. Njësitë policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)