Arrestohen tre persona në Gjakovë, trafikuan një femër

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 15:29
Arrestohen tre persona në Gjakovë, trafikuan një femër

Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona, dy meshkuj  dhe një femër në Gjakovë, pasi dyshohen se kanë trafikuar një femër, shkruan "Kosova Sot Online".

Dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëra është liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia.

“Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që dyshohet se kanë trafikuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëra është liruar në procedurë të rregullt.”, ka informuar Policia.

(Kosova Sot Online)