Basha: Nëse KFOR dëshiron të rrijë indiferent ndaj kriminelëve në veri, le të lëshon udhë, barrikadat mund t’i heq Policia e Kosovës

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 11:57
Basha: Nëse KFOR dëshiron të rrijë indiferent ndaj kriminelëve në veri, le të lëshon udhë, barrikadat mund t’i heq Policia e Kosovës

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka komentuar deklaratat e KFOR-it lidhur me barrikadat në veri të vendit, shkruan "Kosova Sot Online".

Basha ka shkruar se KFOR-i është duke humbur kredibilitetin tek qytetarët, siç shprehet ai nuk po e ushtrojnë mandatin e tyre.

Basha tutje, ka shkruar se nëse KFOR dëshiron të rrijë indiferent ndaj kriminelëve në veri, le të lëshon udhë, sepse, barrikadat mund t’i heq Policia e Kosovës.

Postimi i plotë:

Pas 15 dite, KFOR-i paska thanë që duhet dialog me bandën e Radojçiqit për zhbllokimin e barrikadave!

A keni fol me ambasadën se ky me shokë janë n’listën e zezë të Amerikës? Nuk besoj që Amerika ua miraton këtë deklaratë!

Tjetra, po i njejti me shokë janë të kërkuar prej forcave tona policore për plotë vepra kriminale! Kur të takohen me policinë nuk ka dialogim, veç arrestim!

KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet, sepse po e humb kredibilitetin tek qytetarët duke mos ushtru mandatin e tyre! Nëse dëshironi me qëndru indiferent ndaj kriminelëve, në rregull, vetëm lëshoni udhë sepse policia jonë është deklaru që ka kapacitete me i hjek pengesat, por m’u nënshtru asnjëherë!

(Kosova Sot Online)