Konjufca uron Krishtlindjet: Qofshit të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 15:37
Konjufca uron Krishtlindjet: Qofshit të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindje, shkruan "Kosova Sot Online".

Konjufca i ka uruar, duke u shprehur që këtë festë ta kalojnë në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve më të dashur.

Konjufca i ka uruar që të kenë gëzime gjithmonë.

Postimi i plotë:

Fryma e Krishtlindjes na bën që të kthehemi kah drita dhe të jemi mirënjohës për begatitë që na janë dhuruar.

Mesazhi i saj vendos në zemrat tona një dëshirë për t'u dhënë gëzim edhe njerëzve të tjerë.

Uroj që ta kaloni këtë festë në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve tuaj më të dashur.

Qofshit të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime, tani dhe gjithmonë!

Gëzuar Krishtlindjen!

(Kosova Sot Online)