Putin thotë: Jemi në rrezik!

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 22:38
Putin thotë: Jemi në rrezik!

Si duket gjithmonë e më shumë nevojë për mbështetje ndërkombëtare po ka presidenti Vladimir Putin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me Perëndimin që tashmë i ka vendosur një seri masash kufizuese që e ka izoluar nga vendet më të përparuara, me Kinën dhe Indinë që mbajnë një neutralitet të ftohtë, Moska ka rreth saj vetëm shtete satelite si Bjellorusia, Koreja e Veriut dhe Irani, vende në listën e zezë të komunitetit ndërkombëtar.  

Kremlini tenton të krijojë një bazë konsensusi më të gjerë, edhe vetëm në dukje, dhe iniciativa e sotme e presidentit Vladimir Putin, që ftoi në Shën Petersburg liderët e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (CIS) shkon në këtë drejtim, pothuajse të dëshpëruar.

CIS u krijua në 1991 dhe përbëhet nga ish vendet që formonin Bashkimin Sovjetik, duke përjashtuar vendet baltike që nuk kanë marrë kurrë pjesë, Gjeorgjinë që u largua në 2009 pas pushtimit rus të vitit 2008, dhe Ukraina që u largua në 2014, edhe pse teknikisht është ende e pranishme si anëtar i jashtëm, pasi ka qenë shtet themeltar.  

Putin pranoi vështirësitë në bashkëpunimin rajonal, në moment që ka vizione të ndryshme, por pa cituar kurrë çështjen ukrainase, bëri apel për unitet.

“Rreziku në këtë zonë po bëhet gjithmonë e më i madh, dhe duhet të pranojmë se ka mosmarrëveshje midis vendeve të Bashkësisë, por rëndësi ka që ne jemi gati për bashkëpunim” deklaroi Putin, që përqendroi fjalimin e tij në çështje si terrorizmi, krimi ndërkufitar dhe korrupsioni, në mënyrë që mos të dilnin në pah divergjencat për atë që ai ende cilëson si “operacioni special në Ukrainë”, transmeton a2cnn.

Vendet e CIS aktualisht janë pikërisht Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Uzbekistani dhe Moldavia që është një nga vendet më kritike të kësaj organizate ndaj sulmit të nisur në shkurt, dhe nuk ishte e pranishme në takim, ndërkohë që i pranishmi Turkmenistan, ka dalë nga anëtarësia e përhershme më 26 gusht 2005, por ka status të bashkuar.

(Kosova Sot Online)