Policia e Kosovës: Gjatë natës grupet kriminale vendosën edhe dy barrikada të reja me mjete të rënda

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 08:56
Policia e Kosovës: Gjatë natës grupet kriminale vendosën edhe dy barrikada të reja me mjete të rënda

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë natës në veri të vendit, persona/grupe kriminale, kanë  vendosur barrikada me mjete të rënda, duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë, transmeton "Kosova Sot Online".

Policia tutje ka njoftuar se, njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes.

“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes”.

(Kosova Sot Online)