Latifi: Serbët po përgatiten për autonomi

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 21:09
Latifi: Serbët po përgatiten për autonomi

Me vendosjen e vazhdueshme të barrikadave, është e qartë se serbët po përgatiten për ta shpallur autonominë në veri, theksuar analisti Blerim Latifi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Serbët janë duke u bërë qartësisht gati për ta shpallur autonominë në veri. Duhet të flasim qartë dhe hapur”, ka deklaruar Latif.


Sipas Latifit, kjo po tolerohet nga NATO-ja, ngase, sipas tij, në mekanizmat e saj vendimmarrëse nuk ka unitet për t’iu përgjigjur këtyre veprimeve në një formë të caktuar.

Ai ka thënë se qëllimi është vendosja e barrikadaës kryesore mbi lumin Ibër, që ndanë Mitrovicën në gjysmë.

“Sot janë vendosur dy barrikada të cilat flasin shumë. Janë vendosur në zonën urbane, brenda Mitrovicës. Ata gradualisht janë duke lëvizur që ata e projektojnë si barrikadën krysore, mbi lumin Ibër”, ka thënë ai.

Latifi ka thënë se 13 barrikadat e vendosura e kanë ngulfatur lirinë e lëvizjes në atë pjesë.

(Kosova Sot Online)