Vuçiq niset urgjent drejt Rashkës për takim me Listën Srpska

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 22:25
Vuçiq niset urgjent drejt Rashkës për takim me Listën Srpska

Jam nisur drejt Rashkës për të takuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ka njoftuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky udhëtim i tij afër kufirit me Kosovën, vjen pas një vizite që u ka bërë njësive ushtarake serbe.

“Diku mes Kralevës dhe Rashkës. Përfundova një tur te njësitet e ushtrisë sonë, heronjtë tanë dhe u nisa për një takim me serbët e Kosovës. Besoj në drejtësi dhe ligj, por më së shumti në urtësinë serbe, por edhe në fuqinë dhe vendosmërinë e saj. Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq. 

(Kosova Sot Online)