
Von Cramon pas dërgimit të Pantiqit në arrest shtëpiak: Barrikadat të hiqen menjëherë

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e ka miëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dërgimin në arrest shtëpiak për ish-policin serb, Dejan Pantiq, përcjell "Kosova Sot Online".
Tutje, von Cramon, ka thënë se tani barrikdat në veri duhet të hiqen menjëherë.
“E mirëpres me ngrohtësi vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, në paraburgim shtëpiak”, ka thënë euro-deputetja.
“Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në #Veri të dhe deeskalim të plotë”, ka deklaruar ajo.
(Kosova Sot Online)