Vuçiq: Do ta pranoj vendimin e popullit tonë

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 20:12
Vuçiq: Do ta pranoj vendimin e popullit tonë

"Clido qoftë vendimi i popullit serb” për barrikadat do ta pranojë, ka deklaruar presidenti seb Aleksandar Vuqiç, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Do të jem me ta dhe do ta ruajmë unitetin serb”, shkroi ai në Instagram, ku tha se është duke shkuar për në Rashkë.

“Duke ditur se ata deri në çlirimin përfundimtar nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, ngase kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)