Këshilltarët e Scholz dhe Macron vizitojnë Kosovën

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 23:05
Këshilltarët e Scholz dhe Macron vizitojnë Kosovën

Në muajin janar, në Prishtinë do të qëndrojnë këshilltari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Jens Plettner dhe ai i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Emmanuel Beaune, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se atyre do t’u bashkohet edhe emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Po, besoj që në pjesën e parë të janarit do të vinë në Kosovë. Besoj që në atë takim do t’iu bashkohet edhe emisari i ShBA-së”, ka deklaruar ajo.

Qëllimi i vizitës së tyre, ka konfirmuar presidentja, është intensifikimi i dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke komentuar kërkesat e Serbisë për Asociacion, Osmani ka thënë se faktorët ndërkombëtarë nuk i kanë kërkuar Kosovës që të dalë jashtë kushtetutës.

(Kosova Sot Online)