Vuçiq: Na pret një kohë e vështirë për Kosovën

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 14:30
Vuçiq: Na pret një kohë e vështirë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se para vazhdimit të dialogut me Kosovës, është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare të përmbushë garancitë që tashmë i ka dhënë dhe të veprojë në përputhje me atë që është premtuar, përcjell "Kosova Sot Online".

Presidenti serb ka deklaruar se atyre i pret një kohë e vështirë për Kosovën.

Po ashtu, Vuçiq ka thënë se në janar, i pret të huajt nga bota që të vijnë për arritjen e marrëveshjes me Kosovën.

“Në gjysmën e parë të janarit, pres që burrat dhe gratë e mëdha të botës të vijnë te unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje. Na pret një kohë e vështirë për Kosovën”, tha ai, “por ne do të luftojmë. Deri më tani, ne kemi luftuar dhe kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha ai.

Presidenti serb theksoi se në deklaratën e përbashkët të BE-së dhe SHBA-ve, si dhe në deklaratën e KFOR-it, përkatësisht të NATO-s, pas së cilës serbët nga veriu i Kosovës i hoqën barrikadat, nuk ka asgjë të keqe për serbët. Nga ajo deklaratë nuk ka “asnjë pikë që i pakëson të drejtat e serbëve, dhe ndaj të cilëve u vendoset ndonjë detyrim”, raporton N1

(Kosova Sot Online)