Arrestohet 50-vjeçari nga Kosova

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 17:40
Arrestohet 50-vjeçari nga Kosova

Në Portin e Durrësit, një 50-vjeçar me shtetësi kosovare u arrestua sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai u ndalua pasi në automjetin që drejtonte, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare të kontrabanduara.

Policia e Shtetit informoi se 50-vjeçari është banues në Francë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)