Si do të jetë furnizimi me energjisë natën e Vitit të Ri – ja çka thotë KEDS-i

  • 31 December 2022 - 08:25
Si do të jetë  furnizimi me  energjisë natën e Vitit të Ri – ja çka  thotë  KEDS-i

Sipas  njoftimit që vjen nga KEDS dhe KESCO,  furnizimi me energji elektrike në Kosovë është i qëndrueshëmdhe i tillë do jetë gjatë festës, transmeton "Kosova Sot Online".

Në një komunikatë për media thuhet se në prag të festimit të Vitit të Ri, për të rritur sigurinë e furnizimit janë mobilizuar 400 punëtorë, të cilët do të angazhohen në tërë territorin e vendit, në rast të ndonjë të papriture ose dëmi eventual në rrjetin e shpërndarjes.

Tutje, KEDS ka bërë thirrje për shfrytëzim racional të energjisë, në mënyrë që mos të ketë ngarkesë në rrjet.

Ndërkohë, 37.5 milionë euro ka ndarë Qeveria për sigurim të furnizimit me energji elektrike, nga të cilat 20 milionë janë ndarë për Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërsa mbi 17 milionë për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut, për pagesa të borxheve ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike.

Kështu ka vendosur sot kabineti qeveritar në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike.

Sipas këtij vendimi, mjetet merren nga kursimet buxhetore.

(Kosova Sot Online )