FSK në Veri të Kosova , Aleksandër Vuçiq krenohet duke theksuar se ia doli ta bindë NATO’n që duhet të pyetën edhe serbët atje

  • S.A /
  • 31 December 2022 - 09:45
FSK në Veri të Kosova , Aleksandër Vuçiq krenohet duke theksuar  se ia doli ta bindë NATO’n që duhet të pyetën edhe serbët atje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  po vazhdon të lavdërohet duke  theksuar se e ka bindur NATO-n që kur Forcat e Sigurisë së Kosovës të shkojnë në veri të vendit të pyetën edhe serbët lokalë të veriut të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

“Dhe ne u lutëm që KFOR-i, d.m.th. NATO, më në fund të dilte me një tekst, i cili nuk do të ishte vetëm marrëveshja Rasmussen-Tachi, por që për herë të parë do të përfshinte vullnetin e komunitetit lokal serb dhe Serbisë. Dhe ia dolëm. Disa thonë që e festova fitoren, nuk e festova fitoren në asnjë moment. Nuk pat as buzëqeshje as tallje. Fatkeqësisht e di që kemi ende shumë vështirësi përpara”, tha Vuçiq

Vuçiq propagandoi kur tha se për 20 ditë “shqiptarët u përmbajtën nga sulmi ndaj serbëve në veri meqë ishin të vetëdijshëm që do ta hasnin në arrë të fortë”, derisa shtoi se edhe pse iu bindën ata për heqjen e barrikadave.

“U bindën dhe i hoqën barrikadat morën garancë se nëse shqiptarët i sulmonin në veri, do të mund t’i kundërshtonin dhe do të vendosnin kufirin. Më thanë ne ju besojmë, askush tjetër në Serbi nuk interesohet për ne, as nga partia juaj e as nga partitë e tjera, ju na garantoni se po të fillojnë të na gjuajnë si lepuj, ne do t’i kundërshtojmë, do të vendosim një kufi dhe ky është fundi”, tha ai.

Për të arsyetuar mosgatishmërinë e tij për marrëveshje me Kosovën, Vuçiq tha se “shqiptarët po bëjnë gjëra edhe më të këqija se ne në vetëdijen tonë”.

(Kosova Sot Online )