Bërnabiq: Kurti nuk i respekton të drejtat e joshqiptarëve në Kosovë

  • E.K /
  • 31 December 2022 - 14:01
Bërnabiq: Kurti nuk i respekton të drejtat e joshqiptarëve në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar të shtunën se prioritet i Qeverisë është mbrojtja e serbëve në Kosovë, transmeton Danas.

Ajo ka thënë se nuk mund të ketë kompromis kur bëhet fjalë për jetët e njerëzve dhe se gjithçka që bëri kryeministri i Kosovës Albin Kurti në vitin 2022 tregoi se ai nuk respekton “të drejtat themelore të njeriut të serbëve, por edhe të joshqiptarëve të tjerë në Kosovë”.

“Viti filloi me heqjen e të drejtës së votës për serbët dhe përfundon me rrëmbimin e serbëve të pafajshëm dhe ndalimin e hyrjes së Patriarkut Porfirio”, ka thënë kryeministrja serbe.

Ajo ka theksuar se Serbia dhe serbët kanë paqe “vetëm falë presidentit Vuçiq”.

Duke folur për rrugën evropiane, Bërnabiq vlerësoi se kjo rrugë është më e mira për Serbinë dhe se është në interesin më të mirë të popullit.

(Kosova Sot Online)