Krasniqi: Versioni i parë i propozimit franko-gjerman, nuk i përmbush objektivat shtetërore të Kosovës

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 15:33
Krasniqi: Versioni i parë i propozimit franko-gjerman, nuk i përmbush objektivat shtetërore të Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po vlerëson që nuk i përmbush objektivat shtetërore të Kosovës,  propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij Kosova nuk duhet të pranoj as një marrëveshje e cila nuk ka njohje të ndërsjellët brenda saj, pas sipas tij, çdo marrëveshje tjetër nuk do t’i sillte paqe të dy vendeve.

Ai shtoi se si parti i kanë propozuar Kuvendit dhe Qeverisë pesë shtyllat që duhet t’i ketë marrëveshja finale.

“Ne shpresojmë që do të ketë një shtytje përpara edhe pse një vit e gjysmë të fundit, pothuaj që dy vite të qeverisë Kurti nuk kanë shënuar një proces në dialog përkundrazi ne kemi pas vetëm kemi lëvizur nga kriza në krizë. Përkundër fakti që versioni i parë që unë e kam lexuar, i propozimit franko-gjerman, nuk i përmbush objektivat shtetërore të Kosovës. Ne kemi kërkuar që kryeministri dhe qeveria të angazhohen me seriozitet në këtë proces në mënyrë që të nxjerrim më të mirën por jo të heqim dorë nga objektivat shtetërore që kemi”.

(Kosova Sot Online)