Viti 2022 me shifra alarmete, 88 femra të dhunuara në Kosovë, histori tronditëse e 11-vjeçares

  • S.A /
  • 02 January 2023 - 07:57
Viti 2022 me shifra alarmete,   88 femra të dhunuara në Kosovë, histori tronditëse e 11-vjeçares

Dhuna në familje ishte fenomen në rritje që ka trindut me lajme të njëpasnjëshme vitin e kaluar, 2022. Janë regjistruar 88 dhunime seksuale  që kanë ndodhur vetëm gjatë 11 mujorit të viti që po lëmë pas në Kosovë. Por, një rast që ka tronditur vendin ishte dhunimi i 11-vjeçares, transmeton "Kosova Sot ONline" .

Numri i rasteve të dhunës seksuale në Kosovë mbetet i lartë dhe kjo vazhdon të jetë shqetësuese. Dhunimi i 11-vjeçares që ndodhi me 27 gusht në Prishtinë nga pesë persona, kaishte alarmuar institucionet, shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare në vend.

11-vjeçarja që u dhunua në gusht nga pesë persona, dyshohet se ishte trafikuar edhe gjatë muajit qershor të këtij viti. Për dhunimin e 11-vjeçares janë të dyshuar 13 persona. Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë fillimisht kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave lidhur me rastin dhunimit të 11-vjeçares.

Ndërsa, në dhjetor Prokuroria në Prishtinë ka ngritur aktakuzë edhe ndaj tetë personave të tjerë, të dyshuar se ishin të përfshirë në dhunimin dhe trafikimin e 11-vjeçares.

Sipas aktakuzës tashmë të akuzuarit po ngarkohen me veprat penale si dhunim, trafikim me njerëz dhe me veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Sipas dosjes se prokurorisë kuptohet se krimet ndaj 11-vjecares pretendohet të kenë ndodhur në qershor.

Në dosjen e prokurorisë, si prova që mbështesin dyshimin për dhunimin e trafikimin e 11-vjeçares, janë listuar deklaratat e të dyshuarve, një dëshmitari si dhe të dhënat që kanë dalë nga ekzaminimi i telefonit.

Ngjarja pretendohet se ka ndodhur më 21 qershor të këtij viti ndërsa të dyshuarit, disa prej tyre kanë vendosur që të miturën ta prezantojnë me njëri-tjetrin dhe veprimet e dyshimta janë kryer që nga mëngjesi i hershëm.

Dosja e dytë, për rastin e dhunimit dhe shërbimeve seksuale që dyshohet se ka ndodhur në qershor, flet për të arrestuarit me inicialet D. Rr., 23 vjeçar, G.S., 25 vjeçar, B.S., 26 vjeçar, F.S., 22 vjeçar, M.S., 22 vjeçar dhe M.R., 21 vjeçar.

Rasti i 11-vjeçares tashmë ka dy raste të cilat do të hetohen ndaras.

Njëri rast i cili dyshohet se ka ndodhur më 27 gusht, ku janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim 5 persona për dhunimin që dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë, dhe rasti tjetër që dyshohet se ka ndodhur më 21 qershor, ku tashmë janë arrestuar gjashtë persona.

Përgjatë këtyre muajve në Policinë e Kosovës, bëhet e ditur se nga janari e deri në fund të nëntorit, janë raportuar 87 raste të ngacmimeve seksuale, 88 raste të dhunimeve dhe 62 raste janë paraqitur si sulme seksual.

(Kosova Sot Online )