Ky është 31 vjeçari nga Kukësi që u vra në Prizren, erdhi nga Franca për të festuar Vitin e Ri në vendlindje

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 10:52
Ky është 31 vjeçari nga Kukësi që u vra në Prizren, erdhi nga Franca për të festuar Vitin e Ri në vendlindje

Visart Cengu është 31 vjeçari i cili u vra sot jashtë një lokali në Prizren, përcjell "Kosova Sot Online".

Mësohet se viktima jetonte në Francë por që ishte kthyer në vendlindje për të festuar vitin e ri.

Pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj, dyshohet të jetë autori i vrasjes.

Gjithçka mendohet të ketë ndodhur pas konfliktimit fizik mes Hoxhajt dhe tre të rinjve nga Kukësi.

(Kosova Sot Online)