Istog: Arrestohet një person, i gjendet mbi një kilogram kanabis në shtëpi

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 11:43
Istog: Arrestohet një person, i gjendet mbi një kilogram kanabis në shtëpi

Në Istog të hënën është arrestuar një person, pasi i është gjetur mbi një kilogram kanabis në shtëpinë e tij, raporton "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar 1295.6 gramë (1 kg e 295.6 gramë) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 0.3 gramë heroinë, një shishe qelqi me substancë të lëngshme e llojit metadon dhe një telefon të tipit Samsung. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)