29 vjeçarja dyshohet se hodhi foshnjen në lumë: Ra në ujë, nuk mund të hidhesha për ta nxjerrë jashtë

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 15:16
29 vjeçarja dyshohet se hodhi foshnjen në lumë: Ra në ujë, nuk mund të hidhesha për ta nxjerrë jashtë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 29 vjeçare akuzohet se ka hedhur fëmijën e saj në një lumë dhe më pas është larguar për të kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në një hotel të Aleksandrias, përcjell "Kosova Sot Online".

29 vjeçarja ka thënë se fëmija i saj i kishte rënë nga krahët dhe ka rënë në lumë, duke shtuar se nuk ka mundur të hidhet në lumë për ta nxjerrur jashtë fëmiun e saj.

“Nuk e vrava unë fëmijën, lëvizi shumë teksa e mbaja në krahë dhe ra në ujë. Nuk mund të hidhesha në ujë për ta nxjerrë jashtë. Më akuzojnë për gjëra që nuk i kam bërë. E doja shumë vajzën time”, mësohet të ketë deklaruar ajo në polici.

(Kosova Sot Online)